Surprise Me!

Investimet e munguara në rrugë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Deputetët e Komisionit të Ekonomisë kanë kërkuar të dinë arsyet se përse ministria e transporteve nuk ka kryer në masën e duhur investimet e parashikuara për këtë vit. Deputeti Anastas Angjeli tha se mungesa e tyre sjell efekte të drejtpërdrejta në ekonomi, duke nisur që nga punësimi, pagesa e taksave dhe mirëqenia e siguria e jetës së çdo qytetari. Moskryerja në afat sidomos në pjesën e infrastrukturës rrugore është pranuar nga ministri Haxhinasto, i cili tha se problemi kryesor në këto vonesa ka qenë çështja e shpronësimeve. Buxheti për Ministrinë e Infrastrukturës është 43 miliard lekë, afro 20 milion dollarë më i madh se ai i këtij viti. Në 2015-ën do të përfundohen rrugët e nisura, do të ketë më shumë shpenzime për ujësjellësin, mirëmbajtjen e rrugëve dhe do të nisin punimet për disa rrugë të tjera. Për herë të parë ministria do të japë me koncesion edhe mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit. Më herët në Komisionin e Ekonomisë raportoi edhe zv/kryeministri Niko Peleshi. Ai prezantoi listën e rrugëve rajonale që do të investohet vitin e ardhshëm, duke nënvizuar se tashmë nuk do të ketë më diferencime veri apo jug. Përparësi do të kenë zonat turistike dhe ato që kanë zhvillim ekonomik.

Buy Now on CodeCanyon