Surprise Me!

Dyndje në sportelet e ujit në Durrës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 7 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Ka mjaftuar paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama për fillimin e operacionit kundër abuzuesve me ujin e pijshëm qe qytetaret e Durrësit te dynden ne sportele per te paguar faturat e prapambetura. Përballë fluksit ne rritje ujësjellësi ka hapur 3 sportele të reja. Përgjegjësja e sektorit të financës pranë ujësjellësi Stela Nenada thotë se vetëm tek sektori i shërbimit të klientit funksionojnë 5 sportele për pagesat, nga dy që ishin më pare. Drejtoria e ujësjellës kanalizimeve ka përmirësuar treguesit që lidhen me arkëtimet, pasi sipas shifrave ato jane rritur me 21 përqind. Ujësjellësi I Durrësit ka një debi të madhe të pambledhur ndër vite për faturat e papaguara, të ujit të pijshëm e cila arrin vlerën e 1 miliard e 947 milion lekëve. Nga ana tjeter në lidhje me detyrimet që ujësjellësi ka për energjinë elektrike, shuma vetëm për këtë vit është 456 milion lek të reja.

Buy Now on CodeCanyon