Surprise Me!

Tahiri e Hofman në Vlorë: Goditje fenomenit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 2 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Është rritur 10-fish numri i azilkërkuesve ne Gjermani ne vitin e fundit. Pas ngjarjes se te enjtes te ndodhur ne qytetin e Vlorës, ku 245 pasagjere synonin të shkonin ne Gjermani për te kërkuar azil, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ambasadori gjerman Hoffman kane shkuar ne Vlore. Tahiri i beri thirrje qytetareve qe te denoncojne organizatoret e kësaj sipërmarrjeje sipas tij, te çmendur.Saimir Tahiri thekson:Jam këtu për t?i bere te ditur çdo qytetari se është absolutisht e pamundur te marrin përsipër një udhëtim ne vendet e Bashkimit Europian për te kërkuar azil. Shqipëria është një vend i sigurt ku respektohen te drejtat themelore te njeriut.Ndërsa ambasadori Hofman ka sqaruar se Gjermania nuk jep asnjë azil ekonomik.Helmut Hoffman thotë:Mendoj se është tërësisht e papërgjegjshme nga ata qe e kane organizuar këtë udhëtim, për t?u premtuar pasagjereve një vend si Gjermania. Por se bashku me qeverinë shqiptare po marrim masa per parandalimin e këtij fenomeni.Dyshohet se grupi i pasagjereve te bllokuar te enjten nga policia ishte i pari qe do te nisej drejt Gjermanisë, ndërkohe qe një grup i dyte prej 320 personash, pritej të nisej pas disa ditësh drejt Gjermanisë. Deri me tani janë arrestuar 5 persona, te cilët akuzohen per veprën penale ?Ndihme për kalim te paligjshëm te kufirit?.

Buy Now on CodeCanyon