http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />I akuzuari si autor i vrasjes se katërfishte ne nje lokal nate ne Rrugën e Elbasanit, Kostandin Xhuvani ka pranuar per here te pare fajësinë per vrasjet duke i kërkuar gjykatës te procedoje me gjykim te shkurtuar. Ne fakt kjo është e vetmja rruge qe do ta shpëtonte nga dënimi me burgim te përjetshëm. Xhuvani zgjidhi tw paraqitej ne sallën e gjyqit pa praninë e avokatit mbrojtës. Por ndërsa priste reagimin e gjykatës, kërkesa e tij është kundërshtuar nga Prokurori i çështjes . Sipas tij, Xhuvani duhet t?i nënshtrohet nje gjykimi normal pasi ngjarja duhet te sqarohet sa me mire. Ne këto kushte trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Sokol Tona u tërhoq per vendim te cilin do ta jape ne 15 janar. Djali i ish deputetes se Partisë Socialiste Luiza Xhuvani akuzohet per ngjarjen e rende te 4 nëntorit ne nje lokal te Rrugës se Elbasanit: gjate nje konflikti, ai qëlloi për vdekje Edision Jahon dhe Enea Xhain, shokun e tij Arber Demirajn si dhe shtetasin italian Gianpaolo Azzola.