Surprise Me!

Tahiri, letër Brukselit për strukturat paralele - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Prishtina zyrtare informon Bashkimin Europian se Serbia po shkel marrëveshjen e 19 prillit, pasi po emëron kryetar të rinj për të ashtuquajturat struktura paralele në veri të Kosovës. Ministrja për Dialogun në qeverinë Mustafa, Edita Tahiri i ka dërguar një letër zyrtarit të Fernando Xhentili, i cili është angazhuar dhe më herët në bisedimet Prishtinë - Beograd, duke shprehur shqetësimin për emërime të reja në komunën e Shtërpcës. ?Serbia vijon te mbajë strukturat paralele edhe në katër komunat veriore dhe për të cilat qeveria e Kosovës e ka njoftuar në vazhdimësi bashkimin evropian?, - shkruan Tahiri në letrën e saj. Shkrirja e strukturave paralele dhe krijimi i bashkësisë serbe në veri është pjesë e paktit të 19 prillit të nënshkruar mes dy ish-kryeministrave Thaçi e Daçiç, nën ndërmjetësimin e ish-përfaqësueses për politikë të jashtme Catehrine Ashton. Zbatimi i kësaj marrëveshje në praktikë konsiderohet si një nga prioritetet kryesore për të dyja vendet fqinjë, çka do të sjellë dhe avancim të tyre në proceset integruese për në BE.

Buy Now on CodeCanyon