http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Kane kaluar 4 vjet tashme nga koha kur dy politikanet akuzonin njeri tjetrin; Edi Rama eshte sot kryeminister dhe Berisha vetem deputet i PD-se. Por pavaresisht rruges neper te cilen ka ecur karriera politike e secilit prej protagonisteve politike te 21 janarit; sot pas 4 vitesh gazetare e analiste gjykojne se pak eshte bere ne zbardhjen e kesaj ngjarje tragjike ku humben jeten 4 qytetare te pafajshem dhe drejtesia ende nuk eshte vendosur. Per Arjan vasjarin klasa politike eshte pala me e interesuar per ta varrosur kete ceshtje pasi demostrata u organizua kunder kreut te LSI, Ilir Meta i cili tani eshte aleati kryesor ne qeverisje i kryeministrit Rama. Por per Aleksander Furxhi edhe pse zbardhja e 21 janarit eshte nje premtim i veshtire per tu mbajtur, Edi Rama ka ende kohe deri ne fund te ketij mandati. Ky eshte 21 janari i dyte qe e gjen Edi Ramen ne pushtet nderkohe qe asnje prej te akuzuarve per vrasjen e 4 qytetareve nuk ndodhet pas hekurave te burgut.