Surprise Me!

Botohen vendimet unifikuese - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 5 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Vendimi i dhënë nga Kolegjet e Bashkuara te Gjykatës së Lartë, ne vitin 2000, duhet te merret si shembull dhe te zbatohet nga te gjitha shkallet e gjyqësorit. Behet fjale per një ankim te bere nga një avokat i caktuar kryesisht ne një çështje, ku i pandehuri ishte i mitur. Atij nuk i është pranuar apelimi ne shkallen e dyte pasi nuk kishte nje prokure te re. Por Kolegjet e Bashkuara te Gjykatës se Larte kane vendosur te prishin vendimin e Gjykatës se Apelit duke i dhënë te drejte avokatit. Ky kazus duhet te merret si shembull dhe te zbatohet njësoj edhe ne te gjitha rastet e ngjashme. Por ky nuk është i vetmi vendim unifikues i dhënë nga Kolegjet e Bashkuara. Qe nga 2000 e deri tani, Gjykata e Larte ka dhënë gjithsej 72 te tilla te cilat tashme janë përmbledhur ne këtë libër. Për herë të parë, në këtë botim janë marrë në studim dhe trajtohen vendime unifikuese të Gjykatës së Lartë të viteve 2000 - 2014, në fushën e të drejtës civile, administrative dhe penale.

Buy Now on CodeCanyon