http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Në ditën e katër të përmbytjeve situata vijon të jetë alarmante në jug të vendit, veçanërisht në Fier dhe në Vlorë. Sipërfaqja e tokes e përmbytur i takon komunës së Novoselës. Rreziku është pakësuar pasi prurjet e Vjosës kanë rëne, por gjendja mbetet ende dramatike. Aksi i vjetër rrugor Levan-Vlore, vazhdon të jetë i bllokuar, pasi niveli i ujit është ende i lartë ne uran e Mifolit. Ndërsa është bërë e kalueshme autostrada Levan - Vlorë. E ndërsa drejt qytetit mund te udhëtohet pa vështirësi, rruga që të çon në Bashkinë e Selenicës është bllokuar për shkak të rrëshqitjes se dherave e grumbullimit të inerteve. Energjia elektrike është kthyer në të gjithë zonat më të goditura nga vërshimi i ujit. Për pasojë hidrovorët po punojnë duke larguar ujin nga fusha. Të evokuarit sipas autoriteteve lokale janë sistemuar përkohësisht tek familjarët e tyre, ndonëse në dispozicion u vu edhe kampi i Bunavise. Nga ana tjetër, që në mëngjes ka nisur furnizimi i familjeve të evokuara me ushqime.