Surprise Me!

Krujë, sulm me motive fetare? - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Një shënim i lënë në derën kryesore të një shtëpie në fshatin Mallkuç të Krujës ka ngritur dyshime për një sulm kriminal me motive fetare. Persona të pa identifikuar duket se e kanë lënë këtë mesazh për të zotin e shtëpisë, Ndue Kaci, i ardhur pak kohë më parë në këtë fshat nga Ishmi. Agresorët kanë qëlluar me armë drejt shtëpisë së tij mbrëmjen e të mërkurës. Plumbat kanë thyer xhamat e dritareve si dhe te makinës në oborr, por fatmirësisht nuk kanë prekur familjarët. Kryefamiljari Ndue Kaci dyshon se u qëlluar për shkak të besimit të tij. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, e cila ndonëse nuk shkaktoi të lënduar në njerëz, ka ngritur në alarm strukturat e sigurisë për shkak të motivit të dyshuar fetar.

Buy Now on CodeCanyon