Surprise Me!

Ballafaqohen Bami e Doshi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />I veshur me antiplumb dhe nen masa te jashtëzakonshme sigurie 36 vjeçari nga Fushe Kruja Durim Bami mbërriti ne Prokurorinë e Krimeve te Renda mëngjesin e se premtes për tu përballur me deputetin Tom Doshi. Seanca u zhvillua ne një nga sallat e gjyqit te Gjykatës se Krimeve te Renda ku dy protagonistet janë vene përballë njeri- tjetrit ne prani te grupit te prokuroreve. Ballafaqimi i thënieve ka zgjatur disa ore, ndërsa pas daljes deputeti Doshi ka shmangur mediat. Burime te organit te akuzës i kane thënë Vizion Plus se Bami ka mbrojtur versionin e pare qe atentati ishte një sajese e deputetit te Shkodrës. Pas ballafaqimit Bami ka pasur nje tjetër përballje me shoferin dhe dy nipërit e Doshit, edhe këta sipas deputetit ne dijeni te atentatit. Ndërsa javën e ardhshme pritet një ballafaqim me Fatjon Skënderin, personin qe sipas Doshit kishte ndërmjetësuar vrasjen e tij dhe te deputetit Mehill Fufi. Skënderi u kthye nga Gjermania mbrëmjen e se hënës pasi i?u kërkua te dëshmonte lidhur me akuzat. Durim Bami është mbajtur ne ambientet e Prokurorisë se Krimeve te Renda për plot 9 ore. Prokuroret e çështjes e kane rimarre ate ne pyetje për te verifikuar detajet e reja qe kane dale pas pyetjes se zyrtareve. Ai është larguar rreth orës 16 e 30 minuta, por do te rikthehet serish. Referuar te njëjtave burime mësohet se deputeti Doshi te shtunën ne mëngjes do kete një tjeter përballje me 36 vjecarin Durim Bami. Pas nisjes se hetimeve kryesisht per akuzat e artikuluara publikisht nga Tome Doshi, prokuroria e krimeve te renda ka marre ne pyetje 19 persona. Ne radhe per tu pyetur janë edhe zyrtare te policisë se shtetit .

Buy Now on CodeCanyon