Surprise Me!

Doshi: U manipuluan provat - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Mbledhja e këshillit për rregulloren, mandatet dhe imunitetin per kërkesën e Prokurorisë per dhënie autorizimi per arrestimin e deputeteve Tom Doshi dhe Mark Frroku është shoqëruar me akuza te forta nga deputeti i qarkut te Shkodrës Tom Doshi per manipulim te provave nga organi i akuzës. Deputeti Doshi ka bere publike përmbajtjen e nje përgjimi ambiental te realizuar ne ambientet e Prokurorisë me vendim te Gjykatës; përgjim i cili tregon per presionin qe i eshte bere dëshmitarit durim bami per te ndryshuar deklaratat. Deputeti Doshi kërkoi qe këshilli te shohë kete video përgjimi para se te marre vendim ne lidhje me heqjen e imunitetit; por te vetmit qe e mbështeten ishin anëtaret e opozitës ne këshill. Por qëndrimi i mazhorances ishte i ndryshëm pasi per shumicën këshilli i mandateve nuk eshte komision hetimor. Këshilli per rregulloren mandatet dhe imunitetin vetem ne mesnate mori vendim qe te rrezoje kërkesën e deputetit Doshi per te marre ne administrim video-përgjimin duke i hapur rruge vendimit te seancës per kërkesën e Prokurorisë.

Buy Now on CodeCanyon