http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Kuvendi nuk ka humbur kohe, por ka dorëzuar menjëherë ne Prokurori vendimin per heqjen e imunitetit te dy deputeteve Tom Doshi e Mark Frroku. Kane mjaftuar pak minuta per te përpiluar procesverbalin, i cili ka mbërritur ne organin qendror te akuzës rreth orës 13 e 45 minuta. Parlamenti i hapi rruge kontrollit te banesave te deputeteve dhe arrestimit te tyre. Tani fjalën e ka Prokuroria, e cila do te procedoje me tej. Nuk dihet ende nëse pas vendimit te Kuvendit, Prokuroria do te kërkoje te vere ne lëvizje brenda se enjtes Gjykatën.
