Surprise Me!

KESH: Shlyejmë detyrimet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />KESH do të arrijë të shlyejë brenda muajit prill të gjitha detyrimet që ka ndaj hidrocentraleve të vegjël. ne një intervistë për Vizion Plus, zv/Ministri i Energjisë Ilir Bejtja thotë se gjatë 2015-ës korporata ka arritur të paguajë në kohë të gjithë energjinë që u ka marrë privatëve duke dhe po ashtu edhe gjysmat e borxheve të mbartura në vite. Për herë të parë pas shumë vitesh, KESH ka arritur të dalë edhe me fitim, kjo në sajë të shitjes së energjisë. Vlera e përfituar deri tani është 10 milion dollarë vetëm në sajë të eksportit dhe shitjes së energjisë për pjesën e humbjeve kompanisë së shpërndarjes. Në bazë të vendimit që morri Enti Rregullator i Energjisë në muajin shkurt, KESH lejohet që t?ia shesë energjinë edhe OSHEE-së, çka ka bërë që rrjeti energjetik në Shqipëri të arrijë të përfitojë afro 2 milion dollarë. Më parë KESH shiste energjinë jashtë dhe të njëjtat kompani që ia blinin korporatës ia shisnin kompanisë së shpërndarjes por me çmim më të shtrenjtë.

Buy Now on CodeCanyon