http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Si asnjëherë tjetër Elbasani është zgjuar kuq e zi këtë te diele. Tifozët e ardhur nga i gjithë vendi, por edhe Kosova për të ndjekur nga afër ndeshjen Shqipëri-Armeni kanë pushtuar rrugët e qytetit që në orët e para te ditës me famuj kuq e zi në duar. Shumë stenda me flamuj, kapele dhe simbole të kombëtares janë vendosur përgjatë bulevardit kryesor deri në hyrje të stadiumit. Tifozë te shumte kanë preferuar qe të zbukurojnë edhe makinat e tyre kuq e zi dhe të enden rrugëve duke kënduar himnin kombëtar. Ndërkohë policia ka marrë të gjitha masat duke vendosur postblloqe të shumta përgjatë rrugës që të çon në stadiumin ?Elbasan Arena?.
