Surprise Me!

Apeli jep pafajësinë e Shpëtim Gjikës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 5 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Gjykata e Apelit ka lënë te pandryshueshëm vendimin e shkalles se pare per kryetarin e Bashkisë se Vlorës Shpetim Gjika dhe vartëses se tij Eleni Dardha megjithëse, nga Prokuroria u kërkua serish dënimi me 4 dhe 3 vite me burg për te dy zyrtaret e akuzuar për falsifikim dokumentesh. Gjithashtu, po kjo gjykate dha pafajësi edhe për dy administratoret e shoqërive private Blerdi Licaj dhe Gentian Sherifaj qe akuzohen se kane vene ne përdorim dokumentet e falsifikuara te nga kryebashkiaku dhe vartësja e tij. Vendimi u shpall ne mesdite nga nje kolegj gjykues i Gjykatës se Apelit i kryesuar nga kryetari i gjykatës Alaudin Malaj. Po për Gjikën, ky vendim nuk ishte i papritur. Shpëtim Gjika u akuzua nga Prokuroria per falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre, ne lidhje me dy leje ndërtimi te dhëna ne qytetin e Vlorës, te cilat sipas akuzës nuk janë diskutuar ne mbledhjen e fundit te KRRT-se se bashkisë, po procesverbali i kësaj mbledhje është falsifikuar nga dy zyrtaret.

Buy Now on CodeCanyon