Surprise Me!

Katolikët festojnë Pashkët - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Qindra besimtarë katolikë i janë drejtuar katedrales se Shën Palit ne kryeqytet për të kremtuar ringjalljen e Krishtit. Mesha e shenjtë zgjati deri pas mesnate, e sipas traditës dhe riteve, të gjithë besimtarët janë bashkuar për të uruar ringjalljen e Jezusit. Kreu i kishës katolike ne Shqipëri Imzot Rrok Mirdita ka uruar të gjithë besimtarët katolikë për Pashkët. Ai shpjegoi se ringjallja e Krishtit është një mesazh shprese dhe besimi për të gjithë njerëzimin. Besimtarët katolikë kanë uruar njëri - tjetrin në këtë festë të bekuar. Pashka është një nga kremtimet më të medha të katolikëve. Ata risjellin ne vëmendje ngjarjen e madhe të ringjalljes se Jezusit të Nazaretit, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq. Të gjitha ritet finalizohen këtë të diele, që njihet ndryshe dhe si e dita e shenjtë e Pashkës.

Buy Now on CodeCanyon