Gjendja Civile e Vores

Ne redaksine e emisionit " Fiks Fare" u paraqit Z. Sulltana Picari te ciles i kishte vdekur djali ne vitin 2009. Shtetasi Sulejman Hamdi Picari nga Vora, ka vdekur ne Spitalin Psikiatrik te Elbasanit ne vitin 2009, megjithate ne Gjendjen Civile te Vores vazhdon te jete i rregjistruar edhe figuron i gjalle. E ema e personit te vdekur u drejtua emisionit tone per te kerkuar ndihme pasi institucionet po e sorollasnin prej kohesh.
Interviste e zonjes Sulltana Picari e cila tregon se kur djali i saj nderroj jete ishte ne Spitalin Psikiatrik te Vores. Zonja ne ate kohe pesoj nje aksident automobilistik edhe per disa vite nuk ishte ne gjendje te mire shendetesore. Kur ajo u rikuperua, shkoj ne Gjendjen Civile te Vores, ku i thane se duhej te sillte patjeter aktin e vdekjes te cilin duhet te merrte ne Spitalin e Elbasanit. Zonja shkoj disa here ne Elbasan por nuk arriti te merrte aktin e vdekjes, ne spital i dhane vetem nje vertetim te cilin Gjendja Civile e Vores nuk ia pranonte duke e cilesuar si te pavlefshem edhe me mungese te te dhenave.
Kamera e fshehte e zonjes ne Spitalin e Elbasanitku ka vajtur disa here. Bisede me Zv Drejtorin e Spitalit i cili e ka leshuar edhe nje here tjeter vertetimin edhe i thote zonjes qe vetem ky vertetim leshohet. Edhe ky vertetim nuk leshohet dy here. Ai tregon qe me kete leter kane bere akte vdekjeje edhe per raste te tjera.
Kamera e Fshehte ne Gjendjen Civile te Vores, ku ky dokument nuk pranohet nga punonjeset e institucionit.
Bashke me Zonjen Sulltanan PIcari ne Iu drejtuam Gjendjes Civile te Vores ku nepuneset rrefuzojne te pranojne vertetimin e leshuar nga Spitali edhe kerkojne te plotesohet nje formular te cilin zonjes nuk ia kishin dhene me pare pa pranine tone.
Shkojme ne Drejtorine e Gjendjes Civile, ku pasi biseduam per rastin e zonjes e cila vec te tjetash kishte edhe veshtiresi ekonomike dhe financiare kjo drejtori pranoj te bisedonte me spitalin e Elbasanit. Nga bisedimet e bera u arrit ne perfundimin se per rastin ne fjale mund te behej nje perjashtim. Prej kesaj Drejtorie ne iu drejtuam serish Gjendjes Civile Vore.
Interviste Pergjegjesja e Gjendjes Civile e cila na ben me dije se ne baze te ligjit edhe kur familjaret nuk interesohen pergjegjesia per te bere me dije vjekjen e nje individi bie mbi institucionin ku personi ka vdekur. Zonja ne tregon se ky problem tashme u zgjidh.
Interviste Z. Sulltane Picari e cila falenderon Fiks Fare per zgjidhjen e ketij problemi te cilin e kishte prej vitesh.