Surprise Me!

Shkup, 1 i vrarë e 11 të plagosur - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Krimi ka tronditur shtetin fqinj Maqedoninë orët e vona të së premtes. Një person i armatosur ka vrarë një 21-vjeçar dhe ka plagosur 11 persona të tjerë në një bar në qytetin e Tetovës. Autori i kësaj masakre është arrestuar pak pas sulmit. Ai ndodhet në qendrën klinike të Tetovës, pasi ka mbetur edhe vetë i plagosur. Ndërsa të lënduarit e tjerë, të gjithë të moshës 20-26 vjeç janë jashtë rrezikut për jetën. Burime pranë policisë, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 22:00 të së premtes kur i riu i armatosur pas përleshjes fizike është hapur zjarr duke lënë të vrarë shqiptarin e Maqedonisë të identifikuar si Altrim A, 21 vjeç nga Poroji i Tetovës. Policia zyrtarisht nuk jep një version të kësaj vrasje, por portali ?Pres 24?, njofton se vrasja ka ndodhur për shkak të një konflikti për një femër. Ndërkohë një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë selisë së qeverisë në Shkup. Një shpërthim tronditi kryeqytetin pranë përmendores 13 nëntori, vetëm 5 metra larg ndërtesës së qeverisë. Fatmirësisht nga lënda plasëse, nuk ka viktima, por vetëm dëme të vogla materiale.

Buy Now on CodeCanyon