http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Demokratet kane denoncuar te paren kandidature te maxhorances per zgjedhjet lokale, Artur Bushin i cili sipas tyre ka precedentë penale. Kryetari i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka ne nje deklarate per shtyp ka denoncuar kandidatin e PS per Bashkinë e Krujës si pjesëtar te nje bande qe merrej me trafik te lendeve narkotike ne Itali. Paloka ka paraqitur si prove edhe shkrimet e mediave italiane ne vitin 2010 për deputetin socialist qe do te kandidoje ne Kruje.Edi Paloka:Adresohet Artur Bushi, detto ?Turi?, shkruan media italiane. ?Une vera e propria banda?, thotë Varese News. Media prej disa kohësh ka publikuar të dhëna për këtë ngjarje të arrestimit për drogë të deputetit të Edi Ramës, Artur Bushi. Ja ku është gazeta italiane. Kryeministri ynë italishtfolës, që e përzgjodhi detto ?Turi?, për ta futur në parlament, tani ka vendosur ta kandidojë atë për kryetar të Bashkisë së Krujës.Me kandidimin e Bushit, Edi Rama ka vendosur zyrtarisht të dalë kundër dekriminalizimit. Jo vetëm e përzgjodhi dhe i hapi dyert e parlamentit, por tani kryeministri po e thellon inkriminimin duke bërë një pakt tjetër me trafikantin, duke u përpjekur për ti dhënë më shumë pushtet, duke sfiduar hapur qytetarët e vendit dhe partnerët ndërkombëtarë.Por i menjëhershëm ka qene reagimi i PS, e cila nëpërmjet deputetit Ulsi Manja ka publikuar nje certifikate pafajësie te dhënë nga autoritetet italiane për Artur Bushin.Ulsi Manja:Gjejnë kurajo për të folur ata që kanë kandiduar për një nga bashkitë kryesore të Shqipërisë një individ të sapodënuar, me vendim gjykate. Sa i përket rastit të deputetit Bushi, pavarësisht shpifjes së radhës nga Shqupi, institucionet italiane e kanë pajisur shtetasin shqiptar me certifikate pafajësie, e lëshuar nga Ministria e Drejtësisë italiane, që shkruan të zeze mbi të bardhë se Artur Bushi është i padënuar ne Itali.Edhe pse komisioni per dekriminalizimin ka 3 muaj qe funksionon ende te dy palët nuk kane rene dakord per asnjë ndryshim ligjor, i cili te pengoje futjen e personave me rekorde kriminale ne listat e kandidateve për kryetare bashkie, edhe pse afati per regjistrimin e tyre është ne 2 maj.
