Gjalle

Rendëm, në mes ëndrrash rendëm
Dhe u gjetëm për të parën herë
Mbetëm, në mes rrugësh mbetëm
Dhe u tretëm në të njëjtin vend

Erdhëm rrugëve të uritur
Paditur, kokën përmbi re
Derdhëm djersën të sfilitur
Drobitur, dielli lart shkëlqen

Sot po ndihem gjallë
Sot po ndihem gjallë

Endrrat jo nuk do t'i ndaj
Zjarrin e mbaj gjallë
Jo nuk do t'i ndaj

Sot po ndihem gjallë
Sot po ndihem gjallë
Sot po ndihem gjallë

Tretëm trupat të sfilitur
Drobitur, merr frymë dhe një herë
Gjetëm rrugën nga ne erdhëm
Dhe fjetëm për të fundit herë

Endrrat jo nuk do t'i ndaj
Sot po ndihem gjallë
Zjarrin që vlon gjallë do ta mbaj

Sot po ndihem gjallë
Sot po ndihem gjallë

Shembëm, qindra mure shembëm
Dhe rendëm kokën përmbi re
Gjetëm, rrugën vetë e gjetëm dhe fjetëm
Dielli lart shkëlqen

Rendëm!!!