http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Banka e Shqipërisë prite te dale me një platforme konkrete per mënyrën qe duhet te ndiqet për te ulur kreditë me probleme ne vend. Duke ripërsëritur qëndrimin e tij, se kjo çështje është me interes kombëtar, Guvernatori i Bankës se Shqipërisë tha se ky shqetësim do t?i përcillet edhe Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ne muajin mars te këtij viti, kreditë me probleme arritën ne 22. 7 % te totalit, me një rritje te lehte kundrejt muajit shkurt. Për zotin Sejko ky fenomen i step bankat te kreditojnë ekonominë. Duke bere një analize te situatës ekonomiko-financiare te vendit, për këtë fillim viti, Guvernatori i Bankës se Shqipërisë, tha se ekonomia po ecën sipas parashikimeve dhe se vitin e ardhshëm, pritet nje rigjallërim edhe me i madh ekonomik.
