http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Aktiviste te partisë qe udhëheq Maqedoninë, VMRO-DPMNE kane nisur mobilizimin ne rrjetet sociale per te dale ne tubime si kundërpërgjigje ndaj protestave antiqeveritare, duke rrezikuar përshkallëzimin e situatës ne vend. Ata synojnë krijimin e grupeve te gatshme per te dale ne rruge ne mbështetje te kryeministrit Gruevski, ndërsa me herët opozita kishte paralajmëruar per skenarë qe mund te çojnë ne dhune. Vete shefi i qeverise pranoi gjate nje interviste se kishte pasur kerkesa dhe presione nga anëtarësia per protesta, por sipas tij kjo nuk duhet te ndodhe. Protesta e nje nate me pare ne kryeqytet dhe ne disa qytete te tjera përfundoi paqësisht, ndonëse disa grupe tentuan te sulmonin policinë teksa u grumbulluan përpara nderteses se Parlamentit ne kryeqytet.Nderkaq shqetësimin e Bashkimit Europian per situaten qe mbizotëron ne vend dhe dhunën e ushtruar nga policia gjate protestes te se martes, e ka ndare edhe misioni i OSBE ne Shkup. Ambasadori Ral Bareth theskoi se protesta është një e drejtë e garantuar me Kushtetutë, por forcat e rendit duhet te reagojne ne menyre profesionale duke respektuar te drejtat e pjesëmarrësve ne protesta.
