http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Rreth 2 muaj pasi ka marre pafajësinë, i akuzuari për vrasjen e ish kryekomisar, Dritan Lamajt Arben Frroku është rikthyer ne Gjykatën e Krimeve te Renda. I shoqëruar nga nje prej avokateve, Frroku është përballur me kolegjin penal te Gjykatës se Apelit, qe ka marre ne shqyrtim kërkesën e prokurorisë per dënimin me burgim të përjetshëm. Por seanca nuk zgjati me shume se 10 minuta, pasi Frroku kërkoi shtyrjen e seancës, me pretendimin se duhet te ishte i pranishëm edhe avokati tjetër Genc Gjokutaj. Megjithëse nuk u konsiderua nje shkak ligjor nga prokurori bujar sheshi, trupi gjykues i kryesuar nga Fehmi Petku vendosi ta pranoje kërkesën, duke e shtyre seancën per ne 10 qershor. Biznesmeni 46 vjeçar Arben Frroku u akuzuar nga Prokuroria, si autori i vrasjes se ish-kryekomisiarit Dritan Lamaj me te cilin kishte konflikte te hershme. Ai qëndroi per rreth dy vjet i arrestuar dhe ne përfundim, Gjykata e Shkalles se Pare per krime te renda urdhëroi lirimin e tij duke e shpallur te pafajshëm. Ky vendim është apeluar nga prokuroria ne shkallen e dyte, me argumentin se gjykata nuk i ka vlerësuar te gjitha provat. Tashme pritet qe gjykata e apelit te vendose për fatin e biznesmenit, i cili është vëllai i deputetit Mark Frroku qe ndodhet i arrestuar pasi akuzohet per vrasje nga drejtësia belge.
