http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />OSBE ka rrezuar propozimin e deputetit socialist Taulant Balla per shfuqizimin e nenit 62 te ligjit per median qe rregullon pronësinë e televizioneve dhe shpërndarjen e reklamave ne tregun mediatik. Ne përgjigje te kërkesës se Komisionit Parlamentar te Medias, i cili vendosi me konsensus te kërkoje mendim nga kjo organizate per amendamentin Balla, përfaqësuesja per Lirinë e Medias ne OSBE, Dunja Mijatoviç, ne nje letër drejtuar kryetarit te kuvendit, thekson se heqja e nenit 62 do te kete ndikim shume negativ per lirinë e medias ne Shqipëri.?Pas analizës nga afer te amendamentit te propozuar per te shfuqizuar nenin 62 te ligjit nr 97/2013, përfundimi im është se kjo ne periudhe afatgjate mund te ketë një impakt shume negativ ne pluralizmin e mediave dhe për pasoje edhe ne lirinë e medias ne Shqipëri. Çka do te thotë se per nje panorame vitale mediash ku ekziston pluralizëm i pikëpamjeve dhe opinioneve eshte thelbësore te garantohet se asnjë person apo kompani nuk eshte ne gjende te dominoje apo kontrolloje panoramën mediatike. Kjo eshte arsyeja se perse vendet kane krijuar legjislacion qe vendos kufij dhe siguron vlerësimin e impaktit te mundshëm ndaj lirisë se medias dhe pluralizmit përpara se te ndodhe nje blerje e madhe, ose bashkimi i disa mediave. Kështu duhet te ndodhe edhe ne Shqipëri?.Përfaqësuesja e OSBE per lirinë e medias, Mijatoviç, thekson se nuk ekziston nje model unik per rregullimin e tregut mediatik, por çdo vend duhet te zhvilloje nje proces te hapur dhe transparent para se te diskutohen ndryshime te tilla te legjislacionit. Por edhe pse OSBE nënvizon rendësinë e nje procesi transparent per ndërhyrjet ne ligjin e medias, amendamenti i deputetit Taulant Balla, nuk ndoqi aspak kete rruge. Ai u depozitua ne kuvend pa asnjë konsultim dhe u fut me procedure te përshpejtuar ne kundërshtim me rregulloren e kuvendit. Propozimi i socialistit Balla, synon shfuqizimin e nenit 62 qe parashikon se asnjë person fizik ose juridik, vendas ose i huaj, nuk mund të ketë më shumë se 40 për qind të kapitalit të përgjithshëm të shoqërisë aksionare, që zotëron një licencë kombëtare për transmetimet audiovizive apo asnjë televizion, nuk mund te marre me shume se 30% te tregut te reklamave. Përveç OSBE edhe organizma te tjera ndërkombëtare edhe opozita ka ngritur shqetësimin se shfuqizimi i këtij neni, favorizon krijimin e monopoleve ne treg dhe cenon konkurrencën e lire. Qëndrimet e përfaqësuesve të lartë të OSBE vijnë në një situatë të rënduar në Shqipëri, ku Autoriteti i Mediave Audiovizive, ka nisur një proces të deformuar për dhënien e 5 licencave për platformat dixhitale tokësore. Platforma Tring dhe Vizion Plus e kanë bojkotuar këtë proces, për shkak se ai është klientelist dhe krijon situatë monopol në treg. Përfaqësues të Tring dhe Vizion Plus, thonë se nuk do të pranojnë të bëhen pjesë e kësaj farse të Autoritetit të Medias Audiovizive, duke qenë ndë...
