http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Të rinjve kryeministri Edi Rama u siguron përfshirje në administratë për fitim eksperience. Në takimin me të sapodiplomuar, kreu i qeverisë u tha se programi për të rinjtë në administratë garanton fitimin e njohurive mbi mënyrën se si funksionon administrata publike. Kryeministri Rama theksoi të gjithë ata që do të bëjnë stazhin në administratë, do të jetë i paguar. Gjatë prezantimit të programit për të rinjtë në administratë, kryeministri Edi Rama u shpreh se institucionet nuk janë në nivelin që kërkon ligji, kanë vështirësi në procesin e rekrutimit pa zvarritje dhe probleme.
