http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Kryeministri Edi Rama ka vizituar Xhaminë e re të Dragostunjës. Kreu i qeverisë e vlerësoi realizimin e projektit për xhaminë, si simbol të vullnetit të mirë dhe si një ogur të jashtëzakonshëm në vigjiljen e muajit të madh të Ramazanit. Më pas, kryeministri Rama ka inspektuar ndërtimin e rrugës që lidh Tiranën me Dajtin. Sipas tij, kjo është një rrugë strategjike për zhvillimin ekonomik të kryeqytetit. Kreu i qeverisë, tha se pas reformës së re administrative territoriale, Parku i Dajtit është pjesë e Bashkisë së madhe të Tiranës dhe do të përfitojë nga projekte të mëdha zhvillimi.
