http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Franca dhe Danimarka ishin fitueset e me shume medaljeve te arta ne ditën e fundit te Lojërave Europiane ne Baku te Azerbajxhanit. Ne sportin e Xhudos sportistet franceze femra dhe meshkuj siguruan te artat ne garat ekipore. Për femra ne finale u mund Gjermania 4-1, ndërsa per meshkuj Gjeorgjia me te njëjtin rezultat. Simone Kristensen e Danimarkës siguroi te artën ne biçiklete BMX per femra përpara francezes favorite Magali Potier. Ndërsa Joris Daudet per meshkuj I dha medaljen e trete te arte Francës ne ditën e fundit te garave. Edhe ne Badminton finale e përzier Danimarka dhe Franca kane favorizuar gjate dhe ne fund kane fituar nordiket ashtu si edhe ne finale e femrave ku Line Kjaersfeldt mundi belgen Liane Tan. Ne finale e meshkujve ishte spanjolli Pablo Abian qe mundi danezin Emil Horst. Ne diten e fundit ne te vetmen finale ku përfaqësoheshin ruset nuk kane zhgënjyer dhe kane fituar medaljen e fundit te arte per vendin e tyre. Ne finale e futbollit te plazhit kampionet ne fuqi te botes munden Italine me rezultatin 3-2 duke e çuar totalin e medaljeve te arta per Rusine ne 79 prej 164 gjithsej. Gjermania ka fituar finale e fundit te sporteve ekipore duke mundur ne volejboll per meshkuj Bullgarinë 3-1 dhe duke u ngjitur ne kuoten e 66 medaljeve ne total dhe 16 te artave. vendi I dyte ne renditje I takon Azerbajxhanit ndersa Britania e Madhe u rendit e treta.
