http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Pas OSBE dhe Këshillit te Europes, ndryshimi i propozuar nga socialisti Taulant Balla ne ligjin e medias merr nje tjetër ?shuplake? nga Bashkimi Europian. Ambasadorja e BE Romana Vlahutin ne përgjigje te kërkesës se Komisionit te Medias per amendamentin Balla, thekson se ky propozim ka efekt negativ ne lirinë e medias. Ne nje letër drejtuar kryetarit te kuvendit Ilir Meta, Vlahutin shpreh shqetësimin serioz te BE për efektet qe ky amendament mund te ketë mbi pluralizmin e medias.?Ne besojmë, ashtu si Këshilli i Evropës dhe OSBE se amendamenti do te ndikoje negativisht ne konkurrencën mes mediave audiovizive duke krijuar rrezikun e monopolizimit dhe prandaj ka një impakt negativ ne lirinë e medias ne Shqipëri.Liria e medias dhe pluralizmi janë vlera qendrore per Bashkimin Evropian dhe roli i medias është jetësor ne garantimin e transparencës dhe llogaridhënies ne nje shoqëri demokratike. Ne kete këndvështrim Bashkimi Europian nuk mund te ofroje asistence teknike per amendamente qe janë kundër standardeve dhe praktikave me te mira te BE.? Pak jave me pare edhe përfaqësuesja per Lirinë e Medias ne OSBE, Dunja Mijatoviç, ne nje letër drejtuar kryetarit te kuvendit, theksoi se propozimi i socialistit Balla per shfuqizimin e nenit 62 te ligjit per median do te ketë ndikim shume negativ per lirinë e medias ne Shqipëri. Propozimi i socialistit Balla, synon shfuqizimin e nenit 62 qe parashikon se asnjë person fizik ose juridik, vendas ose i huaj, nuk mund të ketë më shumë se 40 për qind të kapitalit të përgjithshëm të shoqërisë aksionare, që zotëron një licencë kombëtare për transmetimet audiovizive apo asnjë televizion, nuk mund te marre me shume se 30% te tregut te reklamave. Përveç, Bashkimit Europian, Këshillit te Eruopes dhe OSBE edhe opozita ka ngritur shqetësimin se shfuqizimi i këtij neni, favorizon krijimin e monopoleve ne treg dhe cenon konkurrencën e lire.
