http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Për Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ndërhyrja e policisë së shtetit në Lazarat, i dha fund historisë së nje republike kanabisi, Brenda territorit të Shqipërisë. Para komisionit të Sigurisë, Tahiri nuk dha detaje lidhur me aksionin ku vra efektivi i RENEA-s Ibrahim Basha. Por anëtareve te komisionit u ishte shpërndarë një material konfidencial. Ministri bëri përgjegjëse opozitën, për nxitje sipas tij të akteve kriminale në Lazarat. Fajin për qarkullimin e lirë të personave me të kaluar kriminale e ka drejtësia u shpreh Tahiri. Për të frenuar këtë, ai propozoi ashpërsim të dënimeve. Ministri i Brendshëm tha se prej ndërhyrjes së një viti më parë, policia ka qenë e gjithe ndodhur në fshatin problematik. Por se, nuk kishte informacione as nga Shërbimet Sekrete për tentative për sulme ndaj forcave të policisë. Deklaratat e ministrit Tahiri, për opozitën ishte thjeshtë shfaqja e radhës. Pas pak ditësh pas vrasjes së efektivit të RENEA-s në Lazarat, policia e shtetit arriti të ndalojë dy vëllezërit Arbion dhe Alban Aliko, të dyshuar si anëtarë të grupit që qëlluan mbi forcat e policisë, ku gjeti vdekjen Ibrahim Basha.
