http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Katër vjet pas Censusit të 2011, Avokati i Popullit, Igli Totiozani, ka kërkuar nje regjistrim te ri te popullsisë. Sipas tij, shteti shqiptar duhet te ketë te dhëna te sakta dhe te pakontestuara nga minoritetet. Këtë deklaratë, Avokati i Popullit e ka bërë gjatë një takim të organizuar në Gjirokastër, mbi gjendjen e minoriteteve në Shqipëri. Totozani kërkoi gjithashtu se në këtë situatë është i nevojshëm miratimi i një ligji, ku përcaktohen kriteret e njohjes se minoriteteve. Totozani i ka paraqitur Parlamentit edhe një raport me rekomandime, pasi ka vërejtur probleme me respektimin e te drejtave te minoriteteve.
