http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />?Ndiqni modelin Basha?. Ky eshte sugjerimi i kryebashkiakut ne ikje per pasardhesin e tij Erjon Veliaj. Basha inauguroi nje kopesht ne Tirane e tha se do te jete ne krye te puneve deri diten e fundit te mandatit. Kryebashkiaku ne ikje i Tiranes, Lulezim Basha porosit pasardhesin e tij ne kete detyre. Pak dite nga afati zyrtar i dorezimit te detyres, kryetari i bashkise Lulezim Basha, inaguroi rindertimin e kopshtit numer 29 ne Tirane. Ai u zotua se do te jete ne krye te puneve deri ne fund te tranzicionit. Pavaresisht humbjes ne zgjedhjet e 21 qershorit, Basha i sugjeroi pasardhesit te ndjeke modelin e tij ne bashki. Investimi ne Kopshtin 29 kap vleren e 50,1 milion lekesh, dhe godina e re,2 kateshe do ti sherbeje 150 femijeve te kesaj lagjeje.
