Surprise Me!

Nis shkurtimi i buxhetit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 1 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Edhe pse kritikoi për shumë vite shkurtimet e buxheteve dhe parashikimet optimiste, tashmë ka ardhur radha e kabinetit Rama që të presë në mes një pjesë të madhe të shpenzimeve të buxhetit. 16.3 miliardë lekë ose 163 milion dollarë do të hiqen nga buxheti i shtetit këtë vit. Me anë të një akti normativ të depozituar në qeveri, Ministria e Financave ka paraqitur planin e saj për rishikimin e shpenzimeve.Po kështu edhe Ministrisë së Infrastrukturës i shkurtohen 50 milion dollarë. Ky është një nga zërat më të ndjeshëm të buxhetit, pasi prek pjesën e shpenzimeve kapitale të cilat janë para që venë në punë ekonominë dhe sjellin të ardhura për firmat, punësim dhe taksa shtesë. Ministria e Financave, në një njoftim për mediat sqaron se e detyruar nga rënia e parave në buxhet, po ndërmerr rishikimin e buxhetit. Ajo thotë se është përpjekur që të mbajë të paprekura shpenzimet kapitale, dhe të gjejë mënyra të financimit të tyre me fonde të huaja.?Shpenzimet kapitale në këtë Akt Normativ mbeten pothuajse në të njëjtat nivele, çka tregon se ekonomia është e sigurt në marrjen e stimujve të vet nga buxheti i vitit 2015. Në këtë zë janë miratuar disa rialokime, përkatësisht nga projektet e investimeve me financim të huaj (kredi) tek ato me financim të brendshëm. Kjo si pasojë e ecurisë të ngadaltë të zbatimit të projekteve me financim të huaj për vitin 2015, kryesisht në sektorin e rrugëve nacionale?.Financat sqarojnë se janë përpjekur të mbajnë të paprekura sektorët e ndjeshëm si shëndetësia dhe bujqësia, edhe pse burime për Vizion Plus thonë se fondi i shëndetësisë është përgjysmuar duke mbetur 9 milion dollarë, dhe 1 milion dollarë i janë hequr dhe bujqësisë.?Vlen për t?u theksuar se shpenzimet për sektorët prioritarë si arsimi, shëndetësia dhe bujqësia nuk pësojnë ulje. Përkundrazi, rezultojnë me një rritje të qënësishme (Arsimi +1.3 miliardë lekë, Shëndetësia + 340 milionë lekë (duke përfshirë rritjen e nivelit të kontributeve), Bujqësia + 98 milionë lekë)?. Të vetmit që përfitojnë nga rishikimi i buxhetit janë ish-pronarët, pagesat për kompensimin e tyre shtohen 600 mijë dollarë.Në vizitën e fundi, Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk firmosi marrëveshjen me qeverinë shqiptare, duke e detyruar atë të shkurtojë shpenzimet në mënyrë që të mbajë në nivelin 580 milion dollarëve deficitin, raportin mes shpenzimeve dhe të ardhurave. Mos mbledhja e taskave me 134 milion dollarë minus vetëm në 6 muaj, do të rrezikonte nivelin e borxhit publik nëse shpenzimet do të bëheshin sipas parashikimeve.

Buy Now on CodeCanyon