http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Momente tensioni gjate protestës se veteraneve te UÇK-se ne Prishtine, qe kërkonin përshpejtimin e procesit te njohjes dhe verifikimit të statusit të tyre. Protestuesit rrezuan kangjellat rrethuese te ndërtesës se qeverise dhe hynë forcërisht brenda oborrit, ku gjendeshin forcat e policisë qe ruanin godinën. Pjesëmarrësit thane se ndaj tyre po bëhen padrejtësi, pasi nuk po përfitojnë statusin e veteranit te luftës. Protestuesit paralajmëruan se nese nuk përmbushen kërkesat e tyre, protestat do te përshkallëzohen. Policia e Kosovës arrestoi 10 persona pas protestës, mes te cilëve është edhe Xhevdet Qeriqi, kryetar i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të veteranëve. Autoritetet kosovare thone se vonesat ne publikimin e listave vijne per shkak te numrit te madh te personave, qe e pretendojnë statusin e veteranit.
