http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Shqipëria vijon te mbetet një nder vendet me sistemin rrugor qe mbart shume pika te zeza, qe janë burim aksidentesh me pasoje vdekjen. Edhe pse numri është me i larte, drejtues te autoritet rrugor shqiptar thonë se 60 prej tyre jane serioze dhe se pritet ndërhyrja jo vetem ne sinjalistike. Harta e tyre gjen shtrirje nga veriu ne jug, por shqetësuese mbeten kryqëzimet ne rrugët nacionale. Kemi kontaktuar nje kompani qe bën studimin me qellim përcaktimin e fondit qe nevojiten janë mbi 60 pika te zeza ne te gjithë vendin qe ne do te ndërhyjmë. Sipas eksperteve te autoritetit rrugore sezoni turistik i ka paraprirë nje sere investimesh ne sinjalistike me qellim reduktimin e aksidenteve rrugore. Per këtë qellim ka dale edhe nje urdhër i përbashkët mes Ministrisë se Transporteve dhe asaj te Brendshme per te rritur sigurinë rrugore, kryesisht gjate sezonit turistik. Per autoritetin njolle e zeze ne sistemin rrugor është ndërhyrja nga ndërtimet qe jane bere përgjatë rrugëve nacionale. Shembulli me tipik është rruga Rrëshen-Kalimash, ku edhe pse u shpenzuan miliarda leke, individë te ndryshëm kane ndërhyre, duke shkaktuar ndërtime dhe duke u kthyer ne burime aksidentesh.