http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Skënderbeu do te luaj sonte ne mbrëmje ne orën 20-45 ne stadiumin ?Maksimir? te Zagrebit, takimin e kthimit te vlefshëm per raundin play off te Uefa Champions League. Edhe pse korçaret jane mundur ne takimin e pare me rezultatin 2-1 tekniku Josa ka beret e ditur se skuadra e tij do te luaj te gjitha shanset ne këtë 90 minusesh te dyte. Nga ana e tij tekniku Zoran Mamic ka këmbëngulur se edhe pse skuadra e tij është shume pranë kualifikimit ne fazën e grupeve lojtaret duhet te jene me këmben ne toke.?Edhe pse jemi skuadra me e mire ne jemi te vetëdijshëm per kualitetet dhe meritat e Skënderbeut. Kemi arritur nje rezultat te mire ne ndeshjen e pare dhe presioni tashme eshte ne anën kundërshtare. Duhet te jemi te kujdesshëm, sepse ata do te kërkojnë te sulmojnë per te realizuar dy golat qe ju duhen. Kane disa lojtare te mire, janë te shpejte ne kundërsulm ndryshe nuk do te arrinin deri ne këtë faze?.Per takimin e sotëm tekniku Josa ka përgatitur nje skeme tërësisht sulmuese. Përpara Shehit te padiskutueshëm ne porte, ne prapavije do te rreshtohen Vangjeli Jashanica Radas dhe Arapi i rikthyer. Shkëmbi përpara mbrojtëse dhe Lilaj dhe Nimaga nga krahët do te jene me mesfushe. Progni rikthehet ne te djathte te sulmit, Berisha ne te majte, ndërsa Latifi merr vendin e sulmuesit te pare duke lene përsëri ne stol bullgarin Hristov, i cili pretendohej te largonte Salihin e larguar. Takimi do te drejtohet nga nje treshe gjyqtaresh italiane me kryesor Xhan Luka Roki dhe do te transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ne platformën Tring kanali Tring Sport HD.
