http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Për te dytën here brenda një jave, ambasadori amerikan ne Tirane Donald Lu, ka ngritur shqetësimin per blerjen e drejtësisë ne Shqipëri. Me nje gjuhe te drejtpërdrejte, diplomati i larte ka vene ne dukje se korrupsioni ne Gjykata e Prokurori i ka bere shqiptaret te mos kenë me besim tek to. Shqetësimi i ambasadorit u përcoll ne ceremoninë mbyllëse te programit ?Just?, nje program per forcimin e drejtësisë shqiptare per te cilin USAID ka shpenzuar ne 5 vjet, 10 milion dollarë. Per ambasadorin, këto para kane ndihmuar ne forcimin e transparencës ne gjyqësor, por ajo per te cilën ka nevoje vendi është nje reforme gjithëpërfshirëse ne Shqipëri.Ne nëntorin e vitit te kaluar, parlamenti ngriti nje komision te posaçëm per reformën ne drejtësi dhe ne korrikun e këtij viti, pjese e komisionit u be edhe opozita. Deri tani ky komision ka bere fotografimin e situatës ne sistemin e drejtësisë si dhe ka miratuar strategjinë, ndërkohe qe është paralajmëruar se ndryshimet kushtetuese per ketë çështje do te miratohen brenda ketij viti.