http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Qeveria ka njoftuar se aksioni kundër informalitetit do te përqendrohet edhe tek bizneset e mëdha. Ky paralajmërim është bere nga Ministri i Financave Shkelqim Cani gjate nje vizite ne nje prej fabrikave te përpunimit te mishit. Por gjate këtij inspektimi ministri eshte përballur edhe me kritikat e vete biznesit ne lidhje me operacionin per formalizimin e ekonomise. Aksioni kundër informalitetit deri tani eshte fokusuar te bizneset e vogla, dhe jane realizuar më shumë se 36 mijë kontrolle. Ndërkohe qe Ministria e Financave njofton se tani kontrolli do të shtrihet edhe në rreth 800 subjekte tregtare dhe të shërbimit që përfshihen në njësinë e tatimpaguesve të mëdhenj.