http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Ndryshe nga disa ditë më parë kur fliste për rrezikun që i kanosjes stabilitetit politike në vend, Spartak Braho shprehet më i qetë. Kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, deputeti i LSI-së Spartak Braho, në një letër që i kishte dërguar krerëve të institucioneve kryesore në vend, ku paralajmëronte destabilitet politik, pas situatës së krijuar lidhur me çështjen CEZ. Lidhur me hetimet e nisura nga organi i akuzës mbi letrën e deputetit Braho, kryeprokurori Adriatik Llalla shmangu komentet. Prokuroria e Përgjithshme, një ditë pasi morri letrën e Sparkah Brahos, urdhëroi prokuroren Antoneta Sevdarasi të zbardhë çështjen. Në letër deputeti i LSI-së fliste për një komplot ndaj kreut të Kuvendit Ilir Meta, të ideuar nga Tom Doshi dhe Dritan Prifti.
