http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Kualifikimi historik i Shqipërisë ne Euro 2016 vazhdon te beje jehone ne mediat botërore. Rrjeti prestigjioz CNN i ka kushtuar nje artikull te gjate ëndrrës kuqezi, qe u kthye ne realitet dhe festes qe shpërtheu ne Tirane. ?Nuk ndodh shpesh qe Shqipëria te kualifikohet ne nje nga turnete me te rëndësishëm te futbollit, kështu qe mund ta falni kryeministrin Edi Rama qe per momentin la mënjane punët e shtetit per te festuar mbërritjen e skuadrës ne Euro 2016, ,- shkruan CNN. Ndersa vendi priti heronjtë pas fitores me Armenine, Rama i përshëndeti ata ne aeroport përpara se ta drejtonte autobusin e skuadrës ne kryeministri. Por ëndrra e Shqipërisë ishte rrezikuar pas humbjes 2-0 ne shtëpi me rivalet e Serbisë. Ne nje interviste ekskluzive për CNN, Rama tregoi se ishte takuar me futbollistet pas ndeshjes me kombëtaren serbe dhe ata ishin te shkatërruar, ishte nje humbje shume e hidhur.?Une fola me ta dhe u thashë, se kur përpiqeni te arrini ne maje te malit duhet te përballeni me erëra te forta. Tani është koha te tregoni karakterin tuaj?.Askush nuk e kishte menduar vijon CNN, se Shqipëria do t?ia dilte ne nje grup me skuadra si Portugalia, Danimarka apo Serbia.?Eshte nje arritje e mrekullueshme dhe nxitje fantastike per vendin dhe shoqërinë tone. Skuadra është skuadër kur ylli është vete ajo dhe jo lojtaret e veçante. Ata treguan se gjithçka është e mundur kur njerëzit punojnë se bashku ne ndjekje te nje ëndrre?.Kryeministri shpreson se kalimi ne finalet e Europianit do te pasohet edhe nga hyrja e Shqipërisë ne BE.?Skuadra bashkoi shqiptaret dhe kjo është nje mundësi e madhe qe ajo t?i tregoje kujtdo per Shqipërinë, pasi futbolli është si magnet. Është diçka qe nuk ndodh çdo dite dhe vendi është krenar per ta?, - u shpreh Rama.
