http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Si sot një vit me pare, futbolli shqiptar do te përjetonte një nga ngjarjet me te mëdha qe tashme ka ngelur ne analet e historisë. Ndoshta nje nga shtysat me te mëdha edhe per kombëtaren shqiptare te realizonte ëndrrën e saj qe nga krijimi për nje pjesëmarrje ne finalet e një evropiani. Ne 14 tetor te vitit te kaluar ne ndeshjen e shekullit Serbi - Shqipëri, kjo dhe per shkak te faktorit historik dhe politik, por edhe si përballje e nje rrezikshmërie tepër te larte, fatet e futbollit shqiptar do te ndryshonin njëherë e përgjithmonë. Nje ndeshje e ndërprere ne minutën e 41 e qe nuk përfundoi kurrë, qe futi gati ne përleshje futbollistet dhe drejtuesit e dy skuadrave nen ulërimat raciste te vendasve për shkak te një droni te lëshuar nga Ballist Morina, qe brenda kishte elemente te figurave kombëtare shqiptare. Pas nje kalvari te gjate me vendime kontradiktore te UEFA-s me humbje ne tavoline te kuqezinjve, te cilët nguruan te vazhdonin ndeshjen pas presionit mbytës te huliganeve serbe, Arbitrazhi i Lozanes duke logjikuar i pavarur nga njerëzit e Platinise, duke pare çfarë ndodhi ne stadiumin e ?Partizanit?, ndryshoi tërësisht vendimin ne favor te skuadrës se De Biasit. Ndoshta pa ato tre pike, Shqipëria sot nuk do te ishte e kualifikuar direkt ne evropian, ndoshta do te merrte, por edhe nuk do te merrte pjese ne fazën e play-off-it. Ndoshta pesha e te qenit i vogël ku nuk fiton asnjëherë, do te ishte me mbytëse për djemtë e De Biasit. Por sot, skuadra dhe trajneri perfekt, drejtësia e Lozanes, organizimi i përkryer per ndeshjen e kthimit Shqipëri - Serbi, suksesi ne Armeni dhe kualifikimi ne France 2016, jane mbyllja me e mire per atë qe mbeti ne mes tetorin e kaluar.
