Surprise Me!

Plani për vrasjen e Kusari Liles - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 2 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Per hetuesit shqiptare, dëshmia e 24-vjeçarit, i cili mendohet se ishte paguar dhe kishte bërë planin per vrasjen e kryetares se komunës Gjakove, Mimoza Kusari Lila, është e dyshimte. Edhe pse prej disa kohesh dëshmia e tij ka mbërritur ne polici, organi i akuzës nuk ka vendosur te arrestoje apo t?i jape status të penduari 24-vjeçarit Gramoz Nokshiqi nga fshati Llugaj i Tropojes. Kjo pasi deklarimet e dhëna prej te riut që në muajin korrik të këtij viti nuk përputhen me informacionet e marra nga policia. Deri më tani, ndaj 24-vjeçarit nuk rëndon asnjë akuzë, ndërkohë që në dëshminë e dhënë prej tij në komisariatin e policisë së Tropojës ai ka thënë se ishte personi që do vriste Mimoza Kusari Lilën. Nokshiqi ka sqaruar se ishte kontaktuar për te realizuar atentatin dhe i ka thëne policisë se porositësi ishte një biznesmen hidrokarburesh nga Gjakova.Pjese e planit sipas dëshmisë se te riut ishte edhe eliminimi i sekretarit te komunës. Ne rrëfimin e tij përpara eksperteve te policisë, i penduari ka thëne se biznesmeni kishte humbur nje tender ne Komunën e Gjakovës dhe kjo ishte arsyeja qe ai kërkonte vrasjen e Mimoza Kusari Liles. Si ndërmjetës për porosinë ka shërbyer një 44-vjeçar, i cili jeton në Kosovë ndërkohë që pritet marrja e tij në pyetje.

Buy Now on CodeCanyon