Surprise Me!

Pranimi i Kosovës në UNESCO - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 5 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Ndërsa bordi ekzekutiv i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO) do të votojë ne Paris per pranimin e Kosovës, ministrja shqiptare e Kulturës e sheh procesin e anëtarësimit si te domosdoshëm e te vlefshëm per vendet e rajonit.?Procesi i anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, është i domosdoshëm, një proces i merituar, dhe që iu vlen të gjitha vendeve të Ballkanit, pasi bëhet fjalë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe se kultura nuk ka kufij. Kultura nuk mbrohet duke përjashtuar, por duke përfshirë dhe shkëmbyer reciprokisht.?Per ministren pengjet e se kaluarës duhen lëne pas per te nxitur zhvillimin e Ballkanit.?Ne shikojmë nga e ardhmja, dhe ku përveç se të integrohemi në të gjitha proceset dhe aq më shumë në kulturë dhe në trashëgiminë kulturore ku në njëfarë mënyrë ndajmë bashkë identitetet tona, ndajmë bashkë itineraret e sotme kulturore turistike, dhe jo vetëm kaq, është në interes të zhvillimit të ekonomisë së Kosovës por edhe të të gjithë rajonit që të jemi të gjithë bashkë në UNESCO.?Nëse kërkesa per pranimin e Kosovës si anëtare e UNESCO-s, arrin te siguroje shumice te thjeshte votash ne Bordin Ekzekutiv, do te ketë nje tjetër votim ne Asamblenë e Përgjithshme te UNESCO-s ne muajin nëntor. Serbia është përpjekur te pengoje hyrjen e Kosovës ne kete organizate, duke e argumentuar kete me rrezikun qe u kanoset monumenteve fetare, kulturore dhe historike serbe ne Kosove.

Buy Now on CodeCanyon