Surprise Me!

Meta: Impluset duhen në çdo moment - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Ilir Meta nuk ka ndryshuar mendim lidhur me rishikimin e kabinetit qeveritar.?Impluset duhen në çdo moment?.Deklaratën kreu i Kuvendi e bëri pas takimit me kryeministrin Edi Rama, ministrin e Drejtësisë Nasip Naço, dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, kreun e komisionit të reformës në drejtësi Fatmir Xhafaj dhe drejtuesit e grupeve parlamentare të dy partive kryesore të mazhorancës. Takimi i zhvilluar në rezidencës qeveritare, pranë Kryesisë së Kuvendit, u zhvillua një ditë para raportimit të zotit Xhafa para Komisionit të Venecias mbi reformën në sistemin e drejtësisë, çka mësohet se ka qenë temë e diskutimit të këtij takimi. Përveç reformës në drejtësi, shefi i deputetëve socialistë Ruçi tha se në takim u diskutuan të gjitha reformat, nje ndër to edhe çështja e dekriminalizmit. Takimi që mblodhi zyrtarë të lartë të dy partive aleate në qeverisjen e vendit zgjati për mbi një orë e gjysmë. Ndërkohe sot kryeministri Edi Rama niset për nje vizitë zyrtare ne Kine, ndërsa kryetari i kuvendit Ilir Meta udhëton nesër drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikës.

Buy Now on CodeCanyon