http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Buxheti i shtetit do të detyrohet që të paguajë 4 milion euro çdo vit për llogari të kompanisë ?Rapiscan? dhe S2 Albania, të cilat kanë eksluzivitetin për skanimin e mallrave që kalojnë në doganë. Edhe pse disa muaj më parë qeveria kaloi në Kuvend kontratën që ulte tarifën e përcaktuar në marrëveshjen fillestare nga 39 në 22 euro, tashmë ajo po detyrohet ta rishohë atë sërish. Ndryshimet në marrëveshje përjashtojnë biznesin që kalon transit në Shqipëri të paguajë dy herë për çdo deklaratë doganore që bën. Po ashtu do të përjashtohen nga tarifa e skanimit edhe fasonët dhe mallrat, të cilët më parë kanë qenë në regjim pezullimi doganor. Vetë sipërmarrësit e kanë kundërshtuar këtë kontratë dhe kanë hedhur në gjyq Ministrinë e Financave, pasi nenet për pagesën e tarifës 22 euro ishin nga më absurdet. Kompania, edhe pse nuk kishte vendosur ende të gjithë skanerat, pra nuk kryente shërbimin, merrte paratë. Nga ana tjetër bizneset që kontrolloheshin njëherë kur hynin, duhet të bënin të njëjtën procedurë edhe në dalje, dhe më pas kontrolloheshin dhe njëherë në kufirin e vendit fqinjë që futnin mallin. Por të gjitha këto përjashtime, i ulin kësaj kompanie fitimin, prandaj konsensusi i arritur me Ministrinë e Financave bie në kurriz të taksapaguesve shqiptarë: diferencën sërish e paguan arka e shtetit. Kompania Rapiscan do të përfitonte 316 milion euro nga skanimi i kontenierëvë në 15 vite, ndërkohë që disa muaj pas votimit të kontratës në parlament ajo i shiti 49% të aksioneve të saj të nje tjetër firmë S2 shpk me një vlerë qesharake prej 490 lekësh.
