http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Dhuna e opozitës ne parlament, kaosi dhe kriza politike ka mbërthyer Kosovën. Te vendosur per te mos lejuar mbajtjen e seancës, deputetet opozitare kane hedhur disa here gaz lotsjellës dhe kane goditur me shishe koleget e tyre te mazhorances. Bllokimi i sallës së kuvendit të Kosovës, ka detyruar pozitën që të zhvendoset në nje ambient të improvizuar, tre kate më sipër në godinën e parlamentit. Rreth orës 2 të mëngjesit, deputetët e mazhorancës kanë miratuar një seri ligjesh me shumicë të thjeshtë. I pari ka qenë ai për shëndetin mendor, që u votua me 63 vota. Mbajtja e seancës në këtë ambient u përshëndet dhe nga ambasadori amerikan Greg Delawie, i cili përmes një komenti në Twitter ka tha se ishte i lumtur që kuvendi ishte në gjendje të bënte punën e tij, në emër të qytetarëve. Tensionet në seancën parlamentare të së premtes nisën nje orë para se kuvendi të niste zyrtarisht punimet. Shefja e grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi hodhi gazin lotsjellës në ambientet e Kuvendit të Kosovës, afër zyrës së kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli. Të njëjtin veprim deputetët e opozitës e bënë një orë më pas, me rastin e fillimit të seancës. Ka qenë sërish deputetja Bujupi dhe ish-kreu i ?Vetëvendosjes?, Albin Kurti, njëkohësisht kanë gjuajtur gaz lotsjellës në seancë, ku kanë pamundësuar vazhdimin e seancës nga kryeparlamentari Veseli. Seanca u ndërpre deri në mesnatë, kur opozita hodhi sërish gazin lotsjellës, pavarësisht se aty ishin barrikaduar edhe forcat e sigurisë së Kuvendit. Por ndërsa parlamenti ishte pushtuar nga kaosi, aktiviste te vendvendosjes se përkrahës te tjerë te opozitës jane përleshur me policinë. Gazi lotsjellës eshte përdorur dhe jashtë kuvendit. Policia arrestoi dhjetëra tubues. Nga përplasja u lënduan dy protestues dhe një polic. Tubimi jashtë kuvendit vijoi deri ne orën 3:00 te mëngjesit.
