http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Ky është Julian Sinanaj, i penduari i fundit qe ka pranuar krimet e kryera, por ka zbuluar edhe bashkëpunëtoret qe ndodhen tashme ne bankën e te akuzuarve. Ai tashme ka fituar statusin e bashkëpunëtorit te drejtësisë, nga i cili nëse i përmbahet deri ne fund marrëveshjes, do te përfitoje ulje dënimi, ndërsa pas përfundimit te tij se bashku me familjen i sigurohet jeta jashtë Shqipërisë me identitet te ndryshuar. Por Sinanaj nuk është i vetmi qe ka pranuar bashkëpunimin me drejtësinë. I pari qe ka fituar ketë status ka qene Petrit Liçi i bandës se Lushnjës, i pasuar nga Adriatik Coli i bandës se Durrësit dëshmitë e te cilëve çuan pas hekurave dhjetëra te akuzuar, disa prej te cilëve te dënuar edhe përjetë. Po a mjafton vetëm dëshmia e nje te penduari per te fajësuar dike, avokati Ferdinand Ndoja qe ka mbrojtur nje te pandehur ne bandën e Durrësit ka ketë mendim. Qe me krijimin e Gjykatës dhe Prokurorisë se Krimeve te Renda te paket janë personat qe kane pranuar bashkëpunimin me drejtësinë, deri tani numërohen katër te penduar, ndërsa rreth 15 te tjerë kane fituar statusin e dëshmitareve te mbrojtur, siç ishte edhe rasti personit me identitet te ndryshuar Arben Ndoka, i cili zbardhi vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt. Qe nje person te fitoje statusin e te penduarit e vendos nje komision qe ne përbërje te te cilit jane përfaqësues nga Gjykata, Prokuroria e Krimeve te Renda, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit.
