Surprise Me!

“Reforma vetëm me konsensus” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Lëvizja Socialiste për Integrim duket se mbetet e vetmja force politike qe këmbëngul per nje reforme ne drejtësi, qe te marre mbështetje nga te gjithë krahët politike, edhe pas deklaratës se liderit te opozitës Lulzim Basha se nuk do ta votoje reformën ne kete forme qe e kane hartuar ekspertet. Kryetari i grupit parlamentar te LSI Petrit Vasili, e cilëson papjekuri politike pozicionimin e opozitës, kur reforme është vetëm ne fillimet e saj. Sipas Vasilit paketa e ndryshime kushtetuese e hartuar nga ekspertet, mund te ndryshoje ne mënyre qe te pranohet nga te gjithë, pasi te vije edhe opinion i Komisionit te Venecias.?Mbasi te marrim këto opinione, te ulemi ne tavoline ne Komisionin e Reformës, i cili është ne funksionim dhe te diskutojmë cilat ane pikat ku ka dakortesi, cilat ane pikat ku duhet kompromis, pikat ku duhet te ndeshemi, pra te bëjmë debat te forte. Nuk kemi pse e paragjykojmë qe ne start. Opinionet nga Venecia janë opinione orientuese dhe ne te gjithë se bashku duhet te dakortesohemi per disa formulime, te cilat kemi pasur dhe kemi nje preokupacion qe te kemi nje reforme edhe te qëndrueshme, sa me gjerësisht te pranuar dhe e cila jeton ne kohe.?Vasili hedh poshtë idenë e miratimit te reformës ne drejtësi me referendum, duke theksuar se janë deputetet ata te cilëve iu takon ta kalojnë kete reforme te rëndësishme.?Është një pregorative kushtetuese qe kjo reforme te kaloje ne parlament dhe besoj qe ky është edhe qëndrimi i duhur, sepse ne fund te fundit tregon qe ky parlament, qe vota e shqiptareve ka prodhuar nje parlament, i cili ka aftësinë qe te zgjedhurit e shqiptareve ta realizojnë kete gjë?.Ndërsa pritet mendimi i Komisionit te Venecias, Partia Socialiste është e vetmja force politike qe nuk ka amendamente apo vërejtje per paketën e ndryshime kushtetuese, duke këmbëngulur se ketë reforme do ta bejne ekspertet. Por nuk ndodh kështu me aleatin e saj qe ka 20 vota ne parlament LSI, e cila ka paraqitur 31 amendamente, te cilat i kane shkuar tashme Komisionit te Venecias. Kritika ka paraqitur edhe PD, ne nje dokument prej 55 faqesh, te cilat po ashtu i kane shkuar komisionit. E ne rast se Partia Socialiste kërkon ta miratoje ketë reforme ne parlament, asaj do t?i duhet te miratoje amendamentet e LSI ose te plotësoje kërkesat e opozitës, per te arritur numrin prej 93 votash qe kërkon miratimi i ndryshimeve kushtetuese.

Buy Now on CodeCanyon