Surprise Me!

Kosove, ekspertet kunder paktit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 2 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Një javë pasi presidentja e Kosovës Ahtifete Jahjaga ka dërguar për interpretim në kushtetuese marrëveshjen për bashkësinë e komunave Serbe në veri, ekspertët thonë se pakti përmban termin ?Kuvend Kushtetutëbërës? qe i jep Asociacionit kompetenca të mëdha. Profesori dhe njohësi i Kushtetuës Mazllum Baraliu tha se në mënyrën si është nënshkruar pakti, bashkësia ka më shumë kompetenca se cdo komunë tjetër me shumicë shqiptare në Kosovë. Më herët ish kreu i Gjykatës Kushtetuese paralajmëroi në një opinion të tij se nëse nuk sqarohet termi ?Kostituen asembly? atëherë pjesa tjetër e popullsisë joserbe që jeton në këto komuna mund të diskriminohet. Nëse lejohet që Kuvendi i Asocacionit të ketë pushtet kushtetutëbërës dhe organe, siç parashihet, të përbëra ekskluzivisht nga serbët lokalë, atëherë kjo do të thotë se popullsia tjetër që jeton në territorin e qeverisur nga Asocacioni do të diskriminohet në të gjitha liritë dhe të drejtat nga Kapitulli II dhe nga Kapitulli III i Kushtetutës. Ndërkohë, Kryeministri i vendit Isa Mustafa edhe pse ka shprehur zotim e qeverisë për të vazhduar procesin e dialogut me Serbinë, ka deklaruar se janë duke pritur vendimin që do të jap gjykata kushtetuese lidhur me këtë marrëveshje. Gjykata kushtetuese ka 60 dite kohe per te dhene nje pergjijge ne lidhje me keresen e presidentes per interpretim, nese ky pakt bie apo jo ne kundershtim me ligjin themeltar te shtetit.

Buy Now on CodeCanyon