Surprise Me!

Mazniku prezanton projektet ne zonen e Farkes - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 2 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Njësia administrative e Farkës ka qenë ndalesa e dytë e turit të Bashkisë së Tiranës për konsultimin me banorët të projekt-buxhetit të vitit 2016. Kete here ka qene nenkryetari Arbian Mazniku qe theksoi se qëllimi i kesaj iniciative është perfshirja banorëve ne vendimmarrje. ?Mënyra se si kemi dashur ta përqasim këtë çështje është pak a shumë si në rastin e një familje, ku edhe Bashkia është si një familje e madhe ku jetojnë të gjithë qytetarët e Tiranës dhe në momentin që ka një buxhet, një sasi të caktuar parash që duhet të shpenzohen për buxhetin, gjëja më e mirë për të bërë është që të gjithë njerëzit që janë pjesë e kësaj njësie të diskutojnë sëbashku se cilat janë prioritetet dhe mënyrat se si ata duan të shpenzojnë paratë.? Nenkryetari i Bashkise se Tiranes, Arbian Mazniku, vuri në dukje se ky projektbuxhet është i ndikuar edhe nga situata financiare, në të cilën administrata e shkuar la institucionin. Ai beri te ditur se ne buxhetin e ri i eshte dhënë rëndësi projekteve me impakt direkt ne zonen e Fakres. Për investimet konkrete të kesaj njësie administrative, jane parashikuar 130 milionë lekë.

Buy Now on CodeCanyon