http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Tetori gjerman në Tiranë solli një sërë eventesh kulturore që jo vetëm u duartrokitën nga publiku, por edhe ringjitën në skenë edhe gjatë muajit nëntor. Por, sot, në kuadër të ?nëntorit shqiptar?, ministrja e kulturës Kumbaro është kujdesur që edhe arti shqiptar të ekspozohet në gjermani. E pranishme në Berlin, Kumbaro ka firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit kulturor mes dy vendeve. Tanimë jo vetëm shfaqjet dhe artistët gjermanë mbërrijnë në Tiranë, por edhe artistët tanë do të kenë më shumë mundësi për t?u përballur me skenat gjermane. I pari projekt që vjen pas nënshkrimit të kësaj kontrate mes ministres Kumbaro dhe sekretarit të shtetit federal të punëve të jashtme, Stephan Steinlein, por edhe në kuadër të projektit ?Nëntori Shqiptar? prezantohet për publikun në Parlamentin e Dusseldorf një ekspozitë me 43 piktura të autorëve të ndryshëm shqiptarë. Po në Dusseldorf, pritet që në fund të këtij muaji të organizohet edhe një koncert gala, me pjesëmarrjen e artistëve shqiptarë: Eda Zari, Ervis Gega, Dren Abazi & Zig Zag Orchestra dhe balerinëve të TKOB-së.
